E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, pranga 28-vjeçarit dhunoi mjekun dhe gruan e tij

BERAT- Një 28-vjeçar nga Berati është arrestuar sot nga uniformat blu, pasi ka ushtruar dhunë mbi një mjek dhe bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.30 tek vendi i quajtur kthesa afër fshatit Galinë, Komuna Sinje.

Pas dhunës së ushtruar mbi mjekun me iniciale A.A, 45 vjeç, dhe bashkëshortes së mjekut, policia ka mundur të arrestojë menjëherë 28-vjeçarin, Hamit Hoxha.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e precedentit të rëndë, ndërkohë që po merr në pyetje edhe dëshmitarët e ngjarjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›