E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet një trailer maqedonas në aksin Elbasan-Peqin

Të tjera rreth shkrimit /VIDEO ELBASAN- Një trajler me targa maqedonase është përfshirë nga flakët mbasditen e sotme në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”. Si pasojë e zjarrit, trajleri është dëmtuar plotësisht, ndërkohë që flakët kanë përfshirë edhe një lokal aty pranë.

Sipas të dhënave të deritanishme, nuk ka të lënduar në njerëz.

Trajleri transportonte mineral kromi, nga Maqedonia drejt portit të Durrësit. Ndërkohë që shkak për zjarrin dyshohet të këtë qenë një shkëndijë elektrike në kabinën e shoferit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe dy zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›