Rama në Durrës: Vota e 23 qershorit, votë për të rilindur Shqipërinë
Durrës- Kryesocialisti Rama është ndalur në qytetin e Durrësit për të prezantuar kandidatët për deputetë të PS-së në këtë qark.
Në fjalën e tij Rama shprehu mirënjohje për 3 deputetët të cilët këtë vit nuk ishin më në listën e Durrësit dhe më pas u foli durrsakëve për arsyet që qytetarët e këtij qarku duhet të votojnë Partinë Socialiste.
“Kështu siç jemi sot të bashkuar më shumë se kurrë do realizojmë një fitore historike për të majtën e bashkuar dhe për të gjitha forcat opozitare dhe për çdo indidvid. Durrësi ka shumë arsye që janë në librat e borxheve të ushqimeve, në duart e të gjithë atyre që kanë hapur një biznes të vogël për t’u vetëpunësuar e që janë të mbytur nën presionin e një pushteti që s’do t’ja dijë për ata që e fitojnë bukën e gojës me punë të ndershme, pas derës së çdo shtëpie ku prindërit e këtij qyteti, socialistë apo demokratë rrisn fëmijë që shkojnë në shkollë por që fastkeqësisht kthehen në pengje të një sistemi arsimor që ka prodhuar analfabetë. Me votën e 23 qershorit qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin programin që u vjen më shumë në ndihmë atyre në jetën e përditshme”,- tha Rama.
Rama tha se PS-ja do t’u ofrojë qytetarëve shërbimin shëndetësor falas me programin e saj qeverisës.
Risia e fushatës së PS-së, Rama konferencë me iPad-in personal
Duke sjellë edhe një nga risitë e kësaj fushate elektorale, lideri i opozitës Edi Rama i është drejtuar qytetit të Durrësit për të prezantuar kandidatët për deputet në zgjedhjet e 23 qershorit së bashku me skuadrën e tij të Rilindjs në një autobus ku ndodheshin edhe gazetarët.
Gjatë rrugës ai i është përgjigjur disa nga pyetjeve të tyre duke e transmetuar për median bisedën me anë të “iPad-it” të tij personal.
I pyetur për pjesmarrjen në listat e Partisë Demokratike të tre deputetëve të larguar nga kjo forcë politike, Rama tha: “Ajo që shoh unë është një koktejl mes besnikëve qorra dhe tradhëtarëve të çdo kohe. Është një listë që shpreh qartë panikun e humbjes në 23 qershor… është një listë spektakolare për nga shprehja e të mbyturit për t’u kapur pas fijes së barit. Është një listë në këndvështrimin tim që përbuz elektoratin e PD-së, ata të cilët janë të prirur të votojnë, dhe me këtë listë trajtohen si mish për top. Pa llogaritur faktin që vijnë edhe mesazhe të natyrës, mos na ngacmoni se aty na keni pas 23 qershorit,- tha Rama.
Sa i përket sulmeve të kryeministrit Berisha ndaj kandidatit për deputet të Vlorës Koço Kokëdhima, Rama tha se kjo është një propagandë për të përbaltur emrin e kandidatit të PS-së.
Ja kandidatët e Qarkut të Durrësit:
Gentjan bejko
Artur Bushi
Shkëlqim Troplini
Jurgis Çyrbja
Sokol Sula
Ardian Kokomani
GëzimAgasi
Taulant Xheraj
Eralda Hasanaj
Esmeralda Shkjau