Nismës ‘Për të shpëtuar Mejsin” i bashkohen gjimnazistët e ‘Petro Ninit'
TIRANË- Nxënësit e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në kryeqytet janë solidarizuar sot me nismën ‘për të shpëtuar Mejsin’, vogëlushen nga Fieri që vuan nga një tumor i rrallë në kokë.
Vetë nxënësit kanë dhuruar vullnetarisht të holla, të cilat më pas do t’i bashkëngjiten të ardhurave që do të shërbejnë për operimin e vajzës në një spital në Gjermani.
“Nisma në fakt është marrë nga dy vajza maturante të shkollës, të cilat aspirojnë të bëhen mjeke dhe duke dëgjuar News 24, shumë të ndjeshme kanë paraqitur në drejtori nismën e tyre për të bërë një fushatë sensibilizimi në gjithë shkollën me një fond sado të vogël për mesin”, tha drejtoresha.
“Sapo e pashë këtë lajm u trishtova aq shumë dhe thahsë pse jo të mos e ndërmarrim këtë nismë. Uroj që mesazhi të përhapet kudo edhe në shkollat e tjera”, tha njëra prej vajzave.
Deri më tani apelit të prindërve të Mejsit për ndihmë i janë bashkuar dhjetëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, të cilët kanë derdhur të holla në llogarinë bankare të hapur me këtë rast në Credins Bank, ku shuma e mbledhur arrin në 4 milionë lekë të vjetra. Gjithashtu, nismës së ndërmarrë nga kompania Focus Media Group i janë bashkuar edhe Bashkia Fier, si dhe forumi rinor Kristian Demokrat, ndërkohë që sinjale pozitive vijnë edhe nga kreu i ministrisë së Shëndetësisë, Halim Kosova.
Ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga kryeministria edhe pas lutjes së bërë nga prindërit e Mejsit.
Për operacionin e vogëlushes në një klinikë të specializuar në Gjermani nevojiten minimalisht 40 mijë euro.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Nismës ‘Për të shpëtuar Mejsin” i bashkohen gjimnazistët e ‘Petro Ninit'