E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, premtimet e Berishës: Do rris rrogën minimale 350$, dyfishoj pagesën e papunësisë

BERAT- Kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë takimit përmbyllës elektoral në Berat, premtoi se në mandatin e ri do të rrisë rrogën minimale në 350 dollarë, ndërkohë që do të dyfishojë pagesën e papunësisë. 

“Ju grave dhe burrave fisnikë të këtij qyteti, iu shpreh mirënjohjen më të madhe për këtë miting madhështor, për këtë festë të fitores sonë së 23 qershorit. Zotimi tim solemn se me deputetet tuaj do bëj gjithçka bashkë me ju për berat dhe Shqipërinë e zhvilluar dhe evropiane. Unë ftoj qytetarët e Beratit dhe të mbarë Shqipërisë të bashkohen, të ecin përpara në rrugën e mirëqenies, garantoj se rroga minimale do rritet 350 dollarë, mesatarja në 700 dollarë, e arsimtarëve , 700 dollarë. Garantoj të papunët se pagesa e papunësisë do të dyfishohet. Qeveria do marrë përsipër të gjitha shpenzimet për kualifikimin e tyte”, premtoi Berisha. 

Duke bërë një vlerësim të mandatit të shkuar Berisha tha se ai ka mbajtur premtimet teksa i bëri thirrje që të bashkohen me programin e PD-së që parashikon lehtësi për punësimin e tyre si dhe arsimin profesional.

“Unë jam Sali Berisha, kam mbajtur premtimet e mija, kam dyfishuar rrogat e mësuesve, kam dyfishuar rrogën minimale dhe pensionet në fshat. Jam sot këtu për tu zotuar para të rinjve të Beratit dhe të mbarë Shqipërisë se dyert e universiteteve tona do të jenë të hapura që të bëjnë të vërtetë ëndrrën e tyre universitare. Se për punësimin e tyre qeveria do i paguajë cdo sipërmarrësi 3 vite sigurimet shoqërore dhe cdo tjetër . Do paguaj kualifikimin e tyre në cdo profesion. Në 4 vitet që vijnë stazhi dhe kualifikim i tyre do jete falas. Do hapim në mbarë shkollat e vendit degë të shkollave profesionale sipas kërkesave. Ne garantojmë gredi të buta për të gjithë të rinjtë që duan të punësohen apo vetëpunësohen nga të tjerët. Jam sot për të premtuar të papunëve të Beratit dhe Shqipërisë, se 4 vitet që vijnë do krijojmë 250 mijë vende pune, duke rritur turizmin në shkallë vendit disa herë. Do krijojmë dhjetëra mijërave vende pune duke trefishuar grantet për bujqësinë. Do bëjmë gjithçka për për këtë sektor”, theksoi Berisha.

lajmi vijon....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›