E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Në Elbasan marrim dy mandate. Fitorja jonë vjen nga veriu i vendit

ilir-metaElbasan- Në një miting elektoral në qytetin e Elbasanit,kreu i LSI-së, Ilir Meta deklaroi se partia e tij më 23 qershor do të fitojë dy mandate nës këtë qark ndërsa theksoi se fitorja po ndihet dhe do vijë nga veriu i Shqipërisë.

Meta tha se ka një plan punësimi për të gjithë vendin dhe premtoi se LSI-ja do të sjellë një qeverisje gjithëpërfshirëse dhe transparente dhe jo një qeveri që tregon forcën ndaj atyre që e kanë zgjedhur.

Zemra e fitores do jetë Elbasani qendra e Shqipërisë, dhe ne duam të fitojmë të paktën 2 mandate në qytetin e Elbasanit, ndaj kam një lutje për të gjithë ju motra edhe vëllezër, le të vrapojmë pak më shpejt në këto ditë që na kanë mbetur dhe jeni të bindur se fitorja jonë do jetë e jashtëzakonshme ashtu sikurse dhe ky miting sot. Ne do fitojmë se do sjellim qeverisje gjithë përfshirëse që do marrë në konsideratë mendimin e intelektualëve më të mirë të Elbasanit dhe të Shqipërisë. Larg arrogancës dhe vendimeve që sjellin pasoja. Sepse ne jemi për qeverisje bashkëpunuese, transparente që nuk synon të tregojë forcën, por të zgjidhë problemet e atyre që votojnë. Fitorja është kudo anembanë Shqipërisë, Elbasani do jetë zemra e fitores, por fitorja po vjen nga veriu i Shqipërisë, u shpreh Meta.

Sipas Metës, Lëvizja Socialiste për Integrim duhet të fitojë “që Elbasani të vihet në punë dhe gjithë Shqipëria të vihet në punë. Ne duhet të fitojmë se kemi programin më të mirë që pengon rënien e ekonomisë sonë dhe hap vende të reja pune. Ne do fitojmë se gjithë politikat tona në programin tonë synojnë hapjen e vendeve te reja të punës, në gjithë sektoret e mëdha. Ne do fitojmë sepse LSI është alternativa e të rinjve të Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë që duan të ecin më shpejt. Me ne të rinjtë janë në vendimmarrje. Kemi program që ata të punësohen dhe të shpalosin talentet e tyre në të gjitha fushat, nënvizoi Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›