Berat, prokuroria merr nën hetim drejtoreshën e qendrës së fëmijëve të ngujuar në Poliçan

Pas Barkës, Alushanit dhe Hasanbelliut, i komunikohen akuzat edhe Liliana Luanit
Pas 2 ish ministrave, ai i Punës dhe tjetri i Shëndetësisë, prokuroria e Beratit ka vendosur që të merret nën hetim edhe ish kryetarja e shoqatës të fëmijëve të ngujuar dhe njëkohësisht administratorja e kësaj qendre të ngritur në Poliçan me fëmijë të ngujuar, Liljana Luani. Kjo e fundit denoncoi dy vite më parë bashkinë e qytetit të Poliçanit për pengesë në mbarëvajtjen e qendrës që ajo drejtonte. Por pas shumë hetimeve të bëra, sipas prokurorisë ka rezultuar se vetë Luani ka qenë pjesë e bashkëpunimit të shpërdorimeve të fondeve që iu takonin fëmijëve të ngujuar, por që jetonin në kushte skandaloze dhe ushqime të pakta racionale. Kështu, pas hetimeve nga ekspertë të grupit hetimor të kësaj çështjeje tepër të nxehtë, prej disa muajsh nga prokuroria e rrethit të Beratit ka rezultuar se bashkë me tre të pandehurit e tjerë, ish ministrin e Punës, Kosta Barka, ish ministrin e Shëndetësisë, Ali Alushanin dhe Demir Hasanbelliu, financier pranë këtij bordi dhe i qendrës së fëmijëve të ngujuar, është përfshirë dhe kryetarja e shoqatës, Liliana Luani, të cilës i është komunikuar dje akuza në prokurorinë e Beratit. Ish drejtuesja e qendrës së fëmijëve të ngujuar në Poliçan, Liliana Luani, aktualisht kryetare e shoqatës të fëmijëve të ngujuar ka rezultuar sipas prokurorisë të jetë përfshirë në shpërdorim e fondeve gjatë kohës që drejtonte qendrën e të ngujuarve në qytetin e Poliçanit. Vetë kreu i Prokurorisë së Beratit, Xhemal Saliasi ka thirrur dje Luanin, duke i komunikuar akuzat e vjedhjes me përmasa të mëdha me anë të mashtrimit dhe falsifikim të dokumenteve parashikuar nga nenet 134 dhe 186 të Kodit Penal. Luani e çon në 4 numrin e të pandehurve në këtë çështje maratonë.
Sipas prokurorisë, hetimet kanë nisur rreth dy vjet më parë, duke u shtrirë nga qendra e fëmijëve të ngujuar, pushteti vendor dhe ministrin që akordonte fonde nga buxheti i shtetit për këtë qendër me funksion për trajtim dhe mbajtje të fëmijëve të ngujuar.
Ish ministrat nën hetim
Një tjetër ish ministër, pas Kosta Barkës do ti shtohet dosjeve voluminoze të hetimeve në ndjekje penale për abuzimet me fondet e fëmijëve të ngujuar në qytetin e Poliçanit, e njohur ndryshe si skandali i shpërdorimit të fondeve të fëmijëve të ngujuar. Burime pranë Prokurorisë së Beratit bënë me dije se pak kohë më parë i është komunikuar marrja nën hetim penal ish ministrit të Shëndetësisë, Ali Alushani, njëkohësisht dhe drejtuesi i bordit të Shoqatës të Fëmijëve të Ngujuar me seli në qytetin e Poliçanit. Ka qenë vetë kreu i organit të prokurorisë, Xhemal Saliaj, i cili ka pohuar se oficerët e policisë gjyqësore kanë marrë nën hetim dy persona të tjerë pas Barkës, të cilët dyshohet se janë të implikuar në çështjen e shpërdorimit të fondeve si dhe të falsifikimit të dokumenteve në bordin e ngritur enkas pranë shoqatës për drejtimin e shtëpisë së fëmijëve të ngujuar me qendër në Poliçan. Burime nga prokuroria shtuan se në këto ambiente është paraqitur ish ministri i Shëndetësisë, Ali Alushani, i cili ka qëndruar për më shumë se tre orë në dispozicion të këtij organi ku dhe ka dëgjuar dy akuzat përkatëse të ngritura ndaj tij. Ish ministri Alushani akuzohet për "vjedhje me anë të mashtrimit" si dhe falsifikim dokumenti". Në ambientet e prokurorisë është paraqitur në të njëjtën kohë me ish ministrin Alushani, edhe Demir Hysenbelliu, me detyrën financier pranë këtij bordi dhe i qendrës së fëmijëve të ngujuar. Edhe financierit të kësaj qendre, i janë komunikuar dy akuza të njëjta me ato të ish ministrit Alushani, duke u marrë në ndjekje penale. Skandali me shpërdorimin e fondeve pranë qendrës së fëmijëve të ngujuar në Poliçan e ka zanafillën rreth 8 muaj më parë, kur disa prindër dhe punonjës të pushtetit vendor të Poliçanit dhe të ndihmës ekonomike kanë denoncuar shkeljet flagrante dhe skandaloze me fondet në këtë qendër fëmijësh të ngujuar, të cilët vinin nga e gjithë Shqipëria. Shkas për marrjen në hetim të dhjetëra punonjësve të kësaj qendre është bërë një ankesë e ngritur nga kryetarja e shoqatës së fëmijëve të ngujuar Liljana Luani, ndaj kyryebashkiakut të Poliçanit për urdhrin e tij në ndalimin e mëtejshëm të shpërdorimit të fondeve. Por pas hetimit, nga prokuroria doli se kreu i bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotka ka pasur të drejtë pasi drejtuesit e qendrës jo vetëm që kanë abuzuar me fondet e mara nga shteti dhe nga donatorë të ndryshëm, por dhe kanë falsifikuar dokumentet në favor të tyre.