A është Albtelekom, ai që pritej?

Ne jemi krenarë të njoftojmë se Shqipëria do të ketë shërbim më të mirë në sektorin e telekomunikacionit mbas këtyre zhvillimeve (blerjes nga Calik holding. (Sh.autorit)... We are proud to announce that Albania will get a better service in telecommunication sector after all these developments. Kjo është motoja dhe premtimi që lexon kur viziton faqen në internet të kompanisë së madhe Çalik Holding, e cila tashmë është e pranishme në vendin tonë me dy filialet e saj të rëndësishme, atë të Albtelecom Albania dhe Eagle Mobile.
Dhe të mendosh që tërë ky Holding i madh, ka krijuar sektorin e Telekomunikacionit vetëm në këto dy filialet tona, kjo e bën më të besueshëm edhe premtimin e kësaj kompanie, që shqiptarët këtej e tutje do të shohin ditë më të mira në këto shërbime, veçanërisht në atë të telefonisë fikse e cila si shërbim i zotëruar nga shteti deri më sot ka trashëguar tiparet tipike të një ndërmarrje monopoliste, e cila nuk ka qenë aspak e orientuar për nga klienti.
Por le të hedhim një sy sesi prezantohet ky shërbim tashmë me shumë premtime rinovimi, i cili sapo ka filluar të shfaqë tiparet e veta, nga një këndvështrim joprofesionist por thjesht si perceptohet nga populli. Që në fillim duhet thënë se Çalik Holding duhet ta ketë të vështirë ti ndërrojë ngjyrën Albtelekomit shqiptar. Në terrenin në të cilin ai operon, ka trashëguar një situatë paradoksale të mbushur me kundërshti tipike të zhvillimit tonë. Gjatë viteve të diktaturës, telefonia fikse nuk ishte shërbim masiv sepse qëndronte si një nga sektorët e privilegjuar dhe rreptësisht të kontrolluara nga partia-shtet dhe strukturat e saj të diktaturës. Në atë kohë jo kushdo mund të kishte një numër telefoni. Edhe ato investime që u bënë vitet e fundit para 1990 në drejtim të futjes së teknologjive më të reja si fibrat optike ose sistemet dixhitale, ose dhe fuqizimi i disa qyteteve me centrale me më shumë numra; nuk ja ndryshuan pamjen këtij shërbimi. Ai mbeti privilegj i çerekut të popullsisë që jetonte në qytete, ndërsa fshati vazhdonte deri vonë të përdorte telefonat rusë me dorezë të kohës së Luftës së dytë botërore.
Infrastruktura e rrjetit shpërndarës nën dhe mbi tokë, mbeti tej mase e varfër dhe e vjetëruar. Shteti në projektet tip të banesave shumëkatëshe deri vonë nuk parashikonte të përfshinte edhe rrjetin e brendshëm të telefonisë!
Në këtë gjendje u ballafaqua Shqipëria në vitin 1990, kur ndryshoi sistemi politik në vend. Menjëherë mbas rënies së tabuve politike, u bë e qartë se uria për shërbime telefoni nuk do të shuhej kollaj. Bile për ca kohë u veprua me mendësi tipike komuniste kur u tentua të bëhej rishpërndarja e numrave telefonikë me kritere politike. Pra kërkesa menjëherë u rrit dukshëm në kohën kur shteti nuk kishte mundësi më tepër për ta ofruar këtë shërbim. Nuk jam në gjendje të them sesa për qind të popullsisë së vendit është mbuluar me shërbim telefoni fiks sot mbas gati 20 vitesh, sepse mbase edhe mund të jenë bërë ca investime të cilat përgjithësisht nuk janë të dukshme. Por ajo që është e prekshme për mua si klient popull, është niveli i shërbimit të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje të madhe, i cili nuk ka ndryshuar asnjë grimë ndaj së kaluarës duke mbetur një pune e pamotivuar dhe angari, tipike shteti. Kjo është pjesa më rezistente ndaj çfarëdo lloj reforme që mund të ketë ndërmend të marrë kompania turke Çalik Holding, në rast se ka synim që të qëndrojë gjatë në Shqipëri. Sepse të ndryshosh punonjësin për ta ribëre me mendësi të reja të kapitalizmit, me njohuri dhe kualifikim të kohës, kjo nuk arrihet brenda natës.
Shërbimi i punonjësve të Albtelekom ka ndryshuar shumë pak për të mos thënë aspak që nga koha kur kjo ndërmarrje është privatizuar. Nga ana tjetër, për të thënë se privatizimi po jep frute në drejtim të përmirësimit të cilësisë së shërbimit, edhe këtë nuk e thua ende. Tabloja tipike e rrjetit të jashtëm telefonik në Shqipëri është një gërshet i koklavitur telash që shkapërthehen ku të munden: në shtylla telefoni, elektriku, të tensionit të ulët e të lartë, nëpër ballkone, tarraca, çatira, pemë, copa dërrasash, shtylla të sajuara, pra jashtë çdo standardi qoftë teknik apo dhe urban. Këtë rrjet e deshifron vetëm personeli teknik në terren, i cili është dëshmitar i këtij kaosi si dhe autor njëkohësisht, i cili mundohet të mbajë gjallë këtë gjendje nga e cila, si magjistar ofron shërbime për përfitime personale. Në këtë pikë nuk flitet më për Çalik Holding. Kjo është pamja në qytete, kurse në zonat rurale nuk besoj se bëhet fjalë për telefoni fikse të ofruar nga Albtelekom.
Atëherë, lind pyetja se në çfarë kushtesh ka pranuar që të hyjë në Shqipëri, një Korporatë e madhe si Çalik Holding, e cila trashëgon një gjendje të tillë? Këtë e di ajo dhe qeveria shqiptare e cila ka bërë shitjen. Përvoja e deritanishme ka vërtetuar se edhe blerës të fuqishëm në sektorë të tjerë strategjikë, kanë premtuar edhe nënshkruar se do të bëjnë investime kolosale fillestare, në drejtim të ristrukturimeve e futjes së teknologjive moderne, kurse në të vërtetë nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë bërë disa trukime sipërfaqësore, duke ruajtur nën sipërfaqe gjendjen siç është dhe kanë vrapuar pas fitimit në kurriz të cilësisë.
Albtelekom (Çalik Holding) po mundohet të çajë me bërryla në këtë treg tashmë të ngushtë ku telefonia celulare ka ngrënë një pjesë të mirë të tortës, duke ofruar shtrirje shërbimi në zona periferike të qyteteve të mëdha ku infrastruktura telefonike nuk ekziston fare. Ajo përdor çfarëdolloj mjeti dhe skeme për tu bërë tërheqëse që do të thotë të mbledhë para, pa garantuar cilësi shërbimi. Vazhdon të shtrihet me skemat e vjetra të tipit shtesë pas shtese, duke u kacavjerrur përsëri nëpër të njëjtat pemë, ballkone e shtylla. Po instalon pajisje (kaseta) lidhëse-shpërndarëse të vjetra e të përdorura, të blera kushedi se ku nga Azia për 5 dollarë, pra me kosto jashtëzakonisht të ulët, dhe të lidhura në mënyrë amatoreske e jashtë kushteve teknike, kur menjëherë fillojnë defektet që të shfaqen menjëherë magjistarët teknike zonash për të vjelë paratë. Kjo duhet të jetë një politikë kursimi e Albtelekom (Calik Holding), e cila nuk ka aspak parasysh kryerjen e investimeve esenciale ristrukturuese, për të ndryshuar gradualisht fytyrën e vjetruar të një infrastrukture skandaloze, si mbi tokë edhe në tokë. Në këtë kuadër, Albtelekom ka ulur dukshëm nivelin e shërbimit ndaj klientit, bile më keq se kur ishte tërësisht pronë e shtetit. Një njoftim defekti pothuajse nuk përcillet fare ose me ritme saqë të nxin jetën duke pritur.
Por ajo ka kaluar edhe në veprime abuzive të natyrës evazive. Albtelekom tashmë prej kohësh nuk furnizon klientin me faturë, sepse si duket ky lloj shërbimi që kryhej nga Posta Shqiptare, tashmë nuk merret më përsipër prej saj. Posta Shqiptare vetëm se është bërë palë me këtë kompani, duke bërë rolin e kasierit, dhe mbledh para pa fatura me ca lista që ligji nuk i njeh. Posta Shqiptare këtë e bën për të mbledhur para për vete paçka se bëhet pjesë në shkeljen e ligjit. Albtelekom, në këtë rast jo vetëm që shkel detyrimet e veta kontraktore ndaj klientit, por shkel detyrimin ligjor të shitjes së mallit - shërbimit me faturë tatimore të miratuar nga Ministria e Financave. Ajo përfiton mesa duket ngaqë shteti është ende bashkëpronar në këtë Kompani (30%), dhe i lejon vetes shkelje nën hundën e tij. Shteti këtu merr pjesën dhe bën të paditurin.
Nuk besoj se Bordi i Çalik Holding në Turqi informohet dhe ka dijeni për këto veprime të filialit të vet në Shqipëri, të cilat nuk ia ruajnë aspak imazhin e mirë që ka ky Holding në arenën ndërkombëtare të tregut botëror. Por bordi duhet të ketë një strategji që fillon prej atje, atë të investimeve në dy sektorët e vetëm të tij në fushën e Telekomunikacionit, që janë vetëm sektorë të Shqipërisë. Nga sa mund të kuptohet fokusi i Çalik Holding nuk është tek Albtelekom por tek Eagle Mobile, i telefonisë celulare ku edhe fitimi mund të jetë më i madh e konkurrenca është më e fortë. Po qe se është kështu atëherë, të mos mbajmë shpresë se Albtelekom do të ndërrojë fytyre. Ajo do të milet deri në pikën e fundit dhe pastaj mbas