Vijim i një Replike të detyruar me z. Bashkim Kopliku
Nga Ahmet SULSTAROVA*
Kam kritikuar mendimet e ish-politikanit Bashkim Kopliku lidhur me propagandën e tij për të mbrojtur paudhësitë e bëra pas vitit 1991 me pronat që akoma edhe pas 18 vjetësh, nuk u janë kthyer të zotëve të ligjshëm. Përgjigja e z. Bashkim Koplikut në Gazetën SOT, e Diel dt.24 maj 2009 më detyron të përsëris se ndaj fenomenit antipronar që po zhvillohet prej vitit 1991-2009, unë qëndroj me bindje të plotë në ato vlerësime dhe kritika që kam paraqitur në shkrimin tim botuar në gazeta SOT, e datës 23 Maj 2009. Do dëshiroja që shkrimi im të botohej në radhë të parë në Gazetën Shqiptare, por kjo nuk ndodhi. Në replikën e tij, B. Kopliku më kritikon se paskam përdorur slogane prej antikomunisti-komunist. Kjo sqaron të gjithë lexuesit e gazetës, se klani antipronar ku tani është riaktivizuar dhe z. Kopliku nuk paskan gabuar siç mund të mendojë dikush por qenkan të indoktrinuar në këtë rrugë pa krye. Bashkim Kopliku nuk e ka forcën dhe guximin ti analizojë dhe ti përgjigjet kritikave të mia parimore por mbrohet duke thënë se unë paskam përdorur slogane prej antikomunisti-komunist. Në vazhdim z. Kopliku pa analizuar asgjë ka përsëritur po ato që ai i ka shkruar më parë në Gazetën Shqiptare. Lexuesit që i kanë lexuar këto shkrime le të vlerësojnë:
1. çfarë interesi ka ky ish-politikan që na rekomandon helmin e politikës antikombëtare. 2. Kush është mbytës për pronarët Ahmet Sulstarova apo Bashkim Kopliku.
3. Çfarë përfaqëson kompensimi që ofron politika aktuale dhe na e zbukuron Bashkim Kopliku.
4. Kush e mbështet këtë demagogji që kërkon të ndryshojë strukturën e pronarëve.
5. Kur Shoqata e pronarëve kërkon nga politika të kthejë tek i zoti, pronën që regjimi i diktaturës ja ka marrë padrejtësisht, a është kjo një slogan komunist apo kërkesë parimore që qëndron në themel të demokracisë.
Në përgjigjen e tij Bashkim Koplikut,aktualisht protagonisti i politikës antipronar, deklaron se komunisti qenkam unë dhe shoqata Pronësi me Drejtësi që kërkojmë prej vitit 1991, pronat tona, korrigjim për ligjet dhe aktet që nuk respektojnë të drejtën e pronës; një ligj të ri siç kërkon neni 181 dhe 41 I Kushtetutës dhe çdo parimi moral dhe juridik kudo në botën demokratike. Për këdo që e njeh historinë nuk është rasti i parë që dikush që del nga hiçi kërkon gjithçka. Unë kuptoj se Bashkim Kopliku dhe politikanët aktualë që kundërshtojnë kthimin e pronës tek i zoti po ecin me idenë gënje gënje, gënje për gjithçka se diçka do të mbetet. Jam i bindur se ky klan nuk do të arrijnë ta gënjejnë përsëri këtë ky popull. Por tek e fundit z. Kopliku kryen detyrën që i kanë ngarkuar dhe është populli ai që do të vendosi me votën e tij për ligjvënësit e ardhshëm. Përsa i përket termit komunist që tani për Bashkim Koplikun është bërë bajat po i kujtoj Koplikut dhe antipronarëve, sloganin që përdornin kur morën votat tona: Të gjithë bashkëvuajtës dhe të gjithë bashkëfajtorë. Im atë, që si dihet varri me babanë e Bashkim Koplikut që kur vdiq diktatori Enver Hoxha i dërgoi telegram ngushëllimi dhe Bashkimi e mbante të ekspozuar në kornizë, nuk janë njëlloj. Ti z. Bashkim nuk mund të mohosh se vjehrri juaj, Skënder Konica, të cilit i kam bërë padi penale si kriminel për torturimin dhe zhdukjen e tim eti. Unë me padinë time nuk munda të vë në lëvizje prokurorinë se ti Bashkim Kopliku kishe marrë flamurin e demokratit dhe ishe bërë ministër. A do të ketë sot burrërinë Bashkimi të bëjë publike se kush e bëri Skënder Konicën të përndjekur politik dhe si i tillë përfitoi edhe shtëpi. Merita e tij është se torturoi dhe zhduku shumë intelektualë. Duhet të dini se unë nuk u pranova as ne organizatën e rinisë dhe familja ime nuk kishte as triska fronti e si të tillë nuk na jepnin as triska buke. Klani komunist na morri të gjitha pronat e na nxori dhe nga shtëpia në të cilën ne nuk hymë deri sa u ajo u shemb. Ndodhi të trishtuara kanë thuajse të gjithë të përndjekurit që sot ndihen të mashtruar. Ju, Bashkim Kopliku kur u bë greva urisë së pronarëve për të kundërshtuar ligjin 7501 ishit ministër i Brendshëm. Kini burrërinë të sqaroni në shtyp se kush arrestoi në Shkodër kryetarin e shoqatës Pronësi me Drejtësi z. Rrapo Hajredin Danushi, ish nënkryetarin të ndjerin Xhavit Turkeshi dhe kryetarin e degës së Shkodrës, z. Njazi Muka, të gjithë njerëz të kulturuar, brenda kontureve të ligjit dhe shumë paqësorë, që ju, me gjithë moshën e tyre të madhe i mbajtët një natë në qeli... Sqaroni opinionin se kush urdhëroi forcat speciale që ushtruan dhunë dhe nxorën pronarët nga greva e urisë ... Ju mbroni Ligjin 7501 që nuk i ktheu pronarit pronat. Këto prona ishin njerëzit e linjës tënde që jo vetëm që ja kishin marrë pa të drejtë pronarit por dhe e kishin cilësuar atë si kulakë. Ju garantoj se nuk do ti shkruaja këto gjera për ju dhe familjen tuaj nëse për kritikën parimore që ju bëra do të përgjigjeshit me pendesë, pranim dhe kërkim ndjese, të pranoje se me pronat por dhe me të përndjekurit keni gabuar... Do të kërkoja nga ju z. Bashkim të kini burrërinë të analizoni dhe ti përgjigjeni pyetjeve:
Ligji 7501 solli zhvillim dhe duhet pranuar apo ai ligj solli shkatërrim të të drejtës së pronës private, shkatërrim të bujqësisë dhe shkatërrim të aseteve që ekzistonin në bujqësi dhe i hapi rrugën korrupsionit, abuzimeve dhe migracionit te brendshëm që solli gjithë ndërtimet e paligjshme?
- A duhet që Çamët të vazhdojnë të gënjehen se ju komunistët e dikurshëm që u vetëdeklaruat demokratë, i paskërit ndihmuar dhe do ti ndihmoni ata në luftën e tyre për të marrë pronat që kanë në Çamëri me kushtin që çamët të ndihmojnë për zbatimin e ligjit (Kopliku) për tokën që bën pronarë në tokat tona ata që nuk kanë pasur asnjë metër tokë ?
- A është ligji 7501 ligj bolshevik dhe katër nenet e para të tij a janë identike me katër nenet e Ligjit për Tokën të Leninit?
- A është ligji 7501 akt antikombëtar për faktin se ja fal tokat e jugut grekut.
- Ju, klani antipronar përfshi Edi Ramën e të tjerë që e mbrojnë këtë ligj, a i keni mashtruar dhe sabotuar çamët, për pronat që kanë në Çamëri.
- Ligji 7501 me të dhënat zyrtare që Shoqata i disponon, deri sot është zbatuar vetëm në 23 % të Shqipërisë dhe në pjesët e tjera prona është thyer tek i zoti sipas kufijve të para grabitjes komuniste. A e vlerësoni normale që për pronat të zbatohet një standard i dyfishtë. Mendoni se edhe në pjesët e tjera nga Tropoja, Dibra, Kukësi, Mirdita etj duhet të zbatohet ligji 7501 apo ky ligj quhet të shpallet NUL.
- A e kuptoni se me shkrimin tuaj në Gazetën Shqiptare, ju jeni një nga militantët killer, jo për mua dhe as për babanë tim që e vranë brezi para jush, por klani që mbron ligjin 7501 janë killer për popullin, për Shqipërinë dhe për demokracinë.
- Çfarë do të ndodhë sipas jush, sikur ligji të kërkojë që pronarët të shkojnë në pronat e tyre ? Në mbyllje unë, kënaqem që të botohen këto shkrime sepse kjo i hap rrugën emancipimit, diskutimit të mendimeve nga palët qofshin ata politikanë grabitqarë, pronarë të grabitur nëpërmjet ligjit 7501, që ju i quani ish-pronarë dhe subjektet që e mbrojnë atë ligj.
*Zv. Kryetar i shoqatës Pronësi me Drejtësi
Last Updated on Thursday, 28 May 2009 15:37