Berat, radhë tëgjata në qendrëne aplikimit
BERAT- Kthimi i emigrantëve për pushime në vendlindje ka shtuar radhët e aplikuesve për kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike në Berat.
I vetmi sportel që funksionin për të gjithë qarkun e Beratit, që ndodhet në Qendrën Kulturore të këtij qyteti, dhe është cdo ditë i tejmbushur me qytetarë që presin radhën për të aplikuar për dokumentat e reja.
Në këtë zyrë aplikimi janë në funksion vetëm 2 operatorë nga 4 që ndodhen, pasi 2 të tillë nuk arrijnë të punojnë për shkak të defekteve të kompjuterëve.
Gjendja vështirësohet edhe më shumë për shkak të linjës së dobët të internetit.
Oraret e punës vazhdojnë të jenë të njëjtë, edhe pse Ministria e Brendshme ka theksuar se nëse do të jetë e nevojshme do të ketë zgjatje të orareve dhe ditëve të shërbimit në qendrat e aplikimit për pasaporta dhe kartat e identitetit, gjë e cila nuk është vënë ende në funksion në Berat.
(e.n/news24/BalkanWeb)