E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plaku kthen Kanunin, vret hasmin ne prite pas 70 vitesh

MIRDITE- As 70 vite nuk e kane shuar gjakmarrjen me Kanun te Leke Dukagjinit, mes dy fiseve ne Nderfane te Mirdites. Plaku 80-vjecar i familjes, Ndue Cupi, i ze prite hasmit Ndue Llesh Deda, duke e qelluar kater here per vdekje me pistolete prane shtepise, ne lagjen Shterre. Shkak eshte bere nje vrasje e ndodhur ne vitet '40-te ne kete zone, ku babai i viktimes kishte vrare te afermin e te moshuarit, i cili ne ate kohe ka qene vetem femije. Por i dyshuari Ndue Cupi nuk e ka harruar gjakun, duke e shpaguar rreth ores 11:00 te mengjesit te djeshem. Viktima eshte Ndue Llesh Deda, 47-vjec, fqinj i familjes Cupi ne fshatin Nderfane, prane rruges Rreshen-Kalimash.
Krimi ka tronditur banoret e Rreshenit, kurse policia ne hetimet e para nuk ka arritur te zbuloje dot motivin dhe autorin per shkak se viktima Ndue Llesh Deda nuk kishte probleme apo konflikte. Por ngjarja eshte zbuluar nga djemte e te moshuarit Ndue Cupi, kur babai i tyre u ka shkuar ne shtepi me arme ne dore dhe pothuajse i tronditur. Gjate rrefimit 80 vjecari u ka treguar historine e 70 viteve me pare, kur i afermi i tij mbeti i vrare dhe per kete akuzonte babane e viktimes. Burime zyrtare konfirmuan motivin e krimit, "gjakmarrjen" dhe arrestuan pas vetedorezimit Ndue Cupin, per akuzen e "vrasjes per shkak te cilesive te vecanta". Kane qene djemte e te dyshuarit qe ndermjetesuan, duke dorezuar edhe armen e krimit, tip pistolete, kurse si prove jane marre edhe kater gezhojat e plumbave te gjetur.
Pas hetimeve paraprake policia e Mirdites dhe e Lezhes konstatuan se Ndue Llesh Deda eshte qelluar ne prite prane shtepise se tij, pak metra nga oborri. Kater te shtena jane degjuar, por edhe pse dite, askush nuk e ka pare autorin. Ne te njejten kohe asnje prej familjareve te viktimes nuk kane dyshuar fillimisht te plaku i familjes Cupi, fqinj me ta. Policia tha se vdekja e 47-vjecarit ka qene e menjehershme per shkak te plumbave te marre ne distance te afert. Gjate marrjes ne pyetje, i moshuari ka treguar motivin e krimit dhe historine e gjakmarrjes mes dy familjeve, qe ishte harruar prej dekadash nga banoret, por jo nga Kanuni. Policia e Mirdites ka marre masa qe mes dy familjeve te mos kete perplasje dhe hakmarrje te metejshme, pasi jane fqinje me njera-tjetren.
A. Q.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›