E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, vritet me armë një 19-vjeçar

Një 19-vjeçar është ekzekutuar pak minuta më parë në qytetin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sheshin "Pranvera" pranë stacionit të furgonave të cilat nisen për në Tiranë.
Viktima është identifikuar si N.Curri 19 vjeç i cili është qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar. Dyshohet se vrasja e 19 vjeçarit të jetë bërë si pasojë e një hakmarrje.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes së adoleshentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›