E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analiza e policisë: Në korrik 51 të vdekur në 151 aksidente

Ecuria e punës në Drejtorinë e Policisë rrugore dhe funksionimi i strukturës së re, si dhe njohja e problematikës me të cilën përballet kjo strukturë ishin disa nga temat e diskutuara sot në analizën 1mujore të Policisë së Shtetit.
Gjatë kësaj analize, ku ishte i pranishëm edhe kreu i policisë, Hysni Burgaj, është theksuar se deri tani struktura e re ka funksionuar mirë.

Gjatë muajit korrik rezultojnë të kenë ndodhur 151 aksidente në rang republike me 51 persona te vdekur, shifra këto thuajse të njëjta me të njëjtën periudhë të një viti më parë, megjithë hyrjen e madhe të mjeteve gjatë sezonit turistik, (rreth 131 mijë automjete më shumë krahasuar me korrikun e një viti më parë).

Ndërkohë, për shkeljet e konstatuara ndaj drejtuesve të automjeteve janë marrë rreth 59.760 masa administrative gjobë, si dhe janë bllokuar rreth 2017 automjete.

Po në kuadër të këtyre kontrolleve, është marrë masa e pezullimit të lejes së drejtimit në 1784 raste për drejtuesit e automjeteve. Në fund të analizës, Burgaj, ka kërkuar forcimin e punës së strukturave policore në drejtim të parandalimit të aksidenteve si dhe të rritet gjithnjë e më shumë forca goditëse me tolerancë zero ndaj shkeljeve të Kodit Rrugor, që bëhen burim aksidentesh duke marrë jetë njerëzish.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›