Berat, regjistrohen dy raste me gripin e derrit
11/12/2009 Dy gra të moshës 45 dhe 60 vjeç
BERAT- Janë shtruar pranë repartit infektiv në Berat katër ditë më parë me shenjat e gripit të rëndë që i kish shkaktuar deri në pneumoni, por tashmë rezultojnë të prekur klinikisht nga gripi A ( H1N1), gripi i derrit. Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë këtij reparti në qendrën spitalore të Beratit, ku janë duke marrë ndihmën mjekësore dy paciente. Burime pranë këtij reparti bëjnë me dije se dy gra të moshës 45 dhe 60 vjeç të ardhura nga zonat rurale janë mbartëse të virusit të gripit të derrit dhe janë duke u trajtuar me ndihmë mjekësore. Mjeku infenksionist Petraq Ceca bëri të ditur se klinikisht dy pacientet janë mbartëse të virusit dhe pse analizat ende nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë, pasi pritet të mbërrijë përgjigja e mostrave të mara. Ceca pohon se dy pacientet kanë mbërritur me simptomat e një gripi të derrit konkretisht: kollë, temperaturë, dhimbje mesi dhe gjoksi. Të dyja rastet menjëherë janë shtruar pranë këtij reparti dhe ka nisur dhënia e ndihmës mjekësore me tamiflu dhe medikamente të tjera. “Klinikisht të dy rastet janë konfirmuar se janë prekur nga virusi i gripit të derrit, çka dyshohet të jetë marrë nga kontakti me familjarë të ardhur nga Greqia. Sapo kanë mbërritur pranë repartit tonë ne i kemi izoluar, ju kemi dhënë ndihmën e parë mjekësore dhe nisur nga shenjat që pacientet paraqesin i kemi mjekuar me tamiflu. Virusi u ka shkaktuar dhe pneumoni çka na bën të dyshojmë se pacientet nuk ishin të prekura nga një grip i zakonshëm stinor dhe ne i kemi mjekuar duke i mbajtur të izoluara në repartin tonë. Kemi marrë kampione, të cilat janë dërguar jashtë vendit për t’u analizuar, çka do të vërtetoj plotësisht dyshimet e hedhura. “Gjendja e tyre shëndetësore aktualisht paraqitet e mirë, nuk kanë asnjë rrezik për shëndetin dhe tashmë mund të konsiderohen të shëruara nga virusi A( H1NI)”, thotë mjeku Ceca. Ndonëse kemi këto dy raste të regjistruara që dyshohen se janë prekur nga virusi nuk ka vend për panik tek qytetarët e Beratit, por unë theksoj se qytetarët në vend që të alarmohen duhet të shmangin qëndrimet për orë e orë të tërë në ambiente të mbyllura siç janë lokalet, pasi kështu mund t’i japim mundësi virusit të përhapet dhe me shpejtë”, shprehet mjeku. Sipas tij, njëra prej pacienteve tashmë mund të largohet drejt banesës pasi është krejtësisht e shëruar dhe nuk paraqet asnjë rrezik për familjarët e saj, ndërkohë që pacientja tjetër që është në moshë dhe më të madhe se e para do të qëndrojë dhe disa ditë në mjekim.