E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamioni godet për vdekje 46-vjeçarin Mark Nikolli

11/12/2009  Aksidenti në Vorë

TIRANE- Një 46-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi u përplas nga një automjet teksa po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës. Aksidenti ndodhi në rrugën dytësore të autostradës në fshatin Mëzes me drejtim lëvizje Vorë-Tiranë. Viktima Mark Nikolli 46 vjeç është përplasur nga mjeti kamionçinë tip Benz me targë TR 4253 G, që drejtohej nga Edmond Frashëri, 4 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Burime nga policia thanë se nga hetimet e para rezulton se Nikolli ka qenë duke kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin, kur u përplas për vdekje nga automjeti. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit Edmond Frashëri për veprën penale të “shkeljes së rregullave te qarkullimit rrugor”. Ndërkohë që viktima u dërgua për ekzaminime mjekësore në morgun e spitalit “Nënë Tereza”. Aktualisht materialet hetimore e lidhura me këtë çështje iu dërguan Prokurorisë së Tiranës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›