E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, rrezik nga cisternat me amonjak

Ne ambientet e ish-kombinatit tekstil te qytetit te Beratit ndodhen ende 13 cisterna te mbushura me amonjak pa asnje trajtim apo mbrojtje.

Per vete rrezikshmerine qe ato paraqesin nuk kane trajtimin e duhur. Kjo sasi amonjaku gjithesej prej 25 meter kub ka sherbyer deri 20 vjet me pare per te ftohur repartet e kombinatit tekstil ne kete qytet.

Deri pak kohe me pare ndertesa ishte e ruajtur nga rojet por se fundmi ato jane hequr. Nje aksident i vogel do te shkaktonte nje ndotje te rende ne te gjithe zonen e banuar prane ish-kombinatit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›