Korce, iu dogjen banesat, mbeten te pastrehe

Banoret e pallatit te djegur nga shperthimi i nje bombule gazi ne Korce rrezikojne ta kalojne dimrin si te pastrehe.
Familjet qe u demtuan nga shpethimi i zjarrit ne kete pallat ende nuk kane gati banesat e tyre, ndersa tashme kane filluar te investojne vete ne apartamentet e djegura, pasi firmat e ndertimit kane kryer vetem nje pjese te punimeve, ndersa fondi i emergjencave ka perfunduar me rikonstruksionin e pjesshem.
Gjashte familjet te cilat duhet te ishin strehuar tashme ne apartamentet e shkaterruara nga zjarri kete dimer do te strehohen tek te afermit dhe nje pjese ne konviktet, ku u vendosen perkohesisht pasi shtepite e tyre nuk jane ende gati.