Kongresi i Manastirit, sot 100 vjetori
Konferenca kombëtare me rastin e 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit nisi sot punimet në Pallatin e Kongreseve. Në fjalën përshëndetëse Kryeministri shqiptar Sali Berisha e cilësoi si një ngjarje të shënuar në historinë e vendit.
TIRANE- Nisi sot punimet konferenca kombëtare me rastin e 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit. Aktiviteti organizohet nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Vetë Kryeministri shqiptar Sali Berisha mori pjesë në këtë aktivitet. Në fjalën përshëndetëse kreu i qeverisë tha se është një ngjarje e shënuar në historinë e vendit, që dëshmon për vokacionin perëndimor të Kombit Shqiptar.
(s.g/BalkanWeb)