Mjegulla mbulon jugun, Policia: Shoferët kujdes
GJIROKASTER- Një mjegull e dendur e cila ka mbuluar të gjithë zonën jugore të vendit ka vështirësuar ndjeshëm pamjen dhe për pasojë edhe lëvizjen e automjeteve. Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës nëpërmjet zëdhënësit të saj bëri të ditur se janë shtuar kontrollet në rrugët e qytetit dhe në të gjithë aksin rrugor Tepelenë–Gjirokastër dhe Gjirokastër–Sarandë, për të shmangur rrezikun e aksidenteve.
“Drejtoria rajonale ka dyfishuar numrin e punonjësve të policisë rrugore dhe deri tani nuk ka patur asnjë aksident rrugor”, tha zëdhënësi Mullai. Ai bëri të ditur se policia u ka kërkuar drejtuesve të automjeteve të lëvizin me drita të ndezura, pasi të gjitha akset kombëtare në jug të vendit janë të rrezikshme, sidomos në segmentin rrugor kombëtar Jorgucat-Qafa e Muzinës.
(s.g/BalkanWeb)