Berat, rrjet i ri ujësjellësi për 616 familje në zonën industriale

TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ Në Berat vijojnë punimet për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit dhe linjën e shpërndarjes në zonën industriale, një projekt i cili mbyll investimin në rrjetin e ujësjellësit për qytetin.
Ky rrjet i ri do të sigurojë ujë 24 orë dhe me cilësi të mirë për banorët e kësaj zone.
Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo në një postim në rrjetet sociale tha se “në këtë fazë finale të ndërhyrjes përfshihet gjithë zona industriale nga “Ura e Hanit” deri tek rreth- rrotullimi i Kalasë së qytetit, me investim në 5000 ml linjë kryesore dhe 15.000 ml linja shpërndarëse, ku përfitues janë 616 familje”.
Ky investim financohet nga qeveria shqiptare dhe zbatohet nga Ndërmarrja Rajonale e Ujësjellës –Kanalizimeve.
1 nga 7/k.s/j.p/