Berat, sekuestrohen 90 kg hashash, një i arrestuar
Sekuestrohen 90 kg hashash në një automjet në Berat. Nga ky operacion policia ka arrestuar edhe një person, por nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Hashashi u gjet në automjetin me targa FR 0971 B. Po hetohet për zbardhjen e këtij trafiku.
BERAT- Është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike pasditen e sotme në Berat nga ana e policisë së këtij qyteti. Lënda narkotike e tipit hashash është gjetur në një makinë me targa FR 0971 B. Fillimisht policia e ka ndjekur automjetin më pas ka bërë ndalimin e tij ku ka gjetur edhe sasinë e 90 kilogramëve të lëndës narkotike tip hashash.
Nga ky operacion policia ka bërë të mundur arrestimin e një personi, por nuk bëhet i ditur identiteti i tij, pasi dyshohet për një rrjet trafiku të lëndëve narkotike. Ndërkohë policia po heton më tej për zbardhjen e këtij trafiku. (a.r/balkanweb)