Kashar, LSI: Dyfishim investimesh në bujqësi
Kreu i LSI-së Ilir Meta, ndërsa ka vizituar një vreshtari në komunën Kashar, ka premtuar dyfishim të investimeve në bujqësi. Meta tha se LSI-ja në pushtet do subvencionojë çmimin e farave dhe pesticideve
TIRANE- Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, ka zhvilluar një vizitë në komunën e Kasharit në një vreshtari sipërmarrje private. I shoqëruar nga drejtues të tjerë të partisë që ai kryeson Meta ka zhvilluar një bisedë me fermerët e zonës që punojnë në vreshta nga ku është njohur edhe me problemet që i shqetëson ata më së tepërmi. Gjatë bisedës me pronarin e vreshtarisë, këshilltarin e komunës Kasharë por edhe me ekonomistë Meta ka dëgjuar ankesat e tyre për pamundësinë e fermerëve për të blerë pesticide, por lidhur edhe me mungesën e mbështetjes për naftë me çmim të ulët si dhe pamundësinë e tyre për të nxjerr në treg produktet.
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta u ka bërë të ditur të gjithë fermerëve planin e partisë që ai drejton për ta nxjerrë nga kriza bujqësinë.
“Do të ketë dy fonde, një fond shtetërorë garancie për bankat që ato të lehtësohen dhe të nxitet aktiviteti për bujqësinë dhe së dyti do të ketë një fond investimesh për të mbështetur krijimin e qendrave agro-përpunuese në vend”- u shpreh kreu i LSI-së Meta.
Plani i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka theksuar Meta gjatë këtij takimi është një plan që mbështet në treguesit ekonomik të vendit dhe që në buxhetin për vitin e ardhshëm që do të miratohet 2010 do të jetë planifikuar dyfishimi i investimeve për bujqësinë. (a.r/news24/balkanweb)