E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania e rezervuar për Shqipërinë në BE

“Shqipëria ka ende një rrugë shumë të gjatë përpara” kështu deklaroi sot zëdhënësi i ministrisë së jashtme gjermane, Jens Plötner. Pak kohë më parë, kancelarja gjermane foli për nevojën e një pushimi 5 vjeçar të zgjerimit të BE-së. 

BERLIN- Gjermania shprehet e rezervuar ndaj kërkesës së Shqipërisë për kandidat në Bashkimin Europian.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme gjermane, Jens Plötner, tha se Shqipëria ka ende një rrugë shumë të gjatë përpara.

"Kërkesa e parashtruar do të diskutohet fillimisht nga Komisioni dhe anëtarët e BE-së dhe do të trajtohet më tej në instancat përkatëse. Nëse ka ndonjë shans për fillimin e negociatave, atëherë ky do të shqyrtohet me shumë kujdes nga vendet anëtare të BE-së, sidomos pasi është fjala për Shqipërinë", tha Plötner për programin shqip të Deutsche Ëelles.

Reagimin e parë, Komisioni pritet ta japë mbas zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen në Shqipëri në fund të qershorit.

Plötner nuk bëri komente për kohën e dorëzimit të aplikimit. Disa kohë më parë, kancelarja gjermane Angela Merkel foli hapur për nevojën e një pushimi pesëvjeçar të procesit të zgjerimit të BE-së.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›