E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi, 30 mln euro për Qendrën e Panaireve

Biznesi do të financojë rreth 30 milion euro për ngritjen e Qendrës Kombëtare të Panaireve. Qendra do të ngrihet në një sip prej 18 ha, e cila ndodhet në zonën afër aeroportit të Rinasit, dhe shteti shqiptar do ketë 49% të aksioneve. 

TIRANE- Biznesi do të financojë rreth 30 milion euro për ngritjen e Qendrës Kombëtare të Panaireve. Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Gjok Uldedaj, duke vlerësuar miratimin sot nga Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin të project ligjit për ndërtimin e një qendre panairi dhe ekspozitash për biznesin, theksoi se "kjo ka qënë një kërkesë e hershme e bisnesit, pasi Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk ka një qendër të tillë".
Ai bëri të ditur se Qendra e Panaireve do të ngrihet në një sipërfaqe prej 18 hektarë, e cila ndodhet në zonën afër aeroportit të Rinasit, për të cilën biznesi do të investojë një shumë prej afro 30 milion euro që të zhvillohet si qendër dhe shteti shqiptar do të jetë pjesëmarrës me 49% të aksioneve. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›