Berat shtepite ne Gorice rrezikojne shembjen
Shtëpitë që e bënë Beratin pjesë te trashëgimnisë botërore të UNESCO-s rrezikojnë shembjen. Shkëmbinjtë mbi lagjen Goricë në fillim të stinës së vjeshtës, për shkak të lagështirës, rrezikojnë përsëri shtëpitë karakteristike poshtë tyre, por edhe jetën e banorëve. Instituti i Monumenteve ka identifikuar deri tani rreth 60 familje që kanë braktisur shtëpitë, duke shtuar mundësinë e rrënimit të tyre, për shkak të mosmirëmbajtjes.
“Nga identifikimi që kemi bërë me Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe Drejtorinë Rajonale në Berat kemi nxjerrë 60-70 familje të cilat kanë braktisur banesat e tyre. Duke mos u mirëmbajur nga vetë banorët, duke mos jetuar në këto banesa, bëhen shkak dhe janë krijuar probleme për ekzistencën e tyre”- thotë Ardiatik Cela, kreu i rajonit numër 2.
Para dy vjetësh është ndërhyrë për vënien e rrjetave mbrojtëse në shkëmbinjtë e lagjes Goricë, por specialistët thonë se ato mund të mbajnë vetëm gurët e vegjël dhe jo shkëmbinjtë që rrezikojnë të bien në çdo moment. Për të shmangur përmbytjet e lagjeve pranë luginës së lumit Osum, në muajin tetor do të fillojë zbatimi i projektit për rehabilitimin e saj falë një donacioni të qeverisë franceze.
Tani Diko