Lezhe skadon afati per peshkarexhat e paligjshme

Kjo e hënë është afati i fundit për largimin e të gjitha mjeteve të paligjshme të peshkimit në zonën e mbrojtur Kune- Vain- Tale. Paralajmërimi vjen nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor të Lezhës, e cila thotë se nëse konstatohen në det, këto mjete do të sekuestrohen, ndërsa pronarët e tyre do të gjobiten.
“Drejtoria e Shërbimit Pyjor dhe Inspektoriati I Peshkimit organizon operacion për asgjesimin e të gjitha mjeteve të paligjshme që do kapen në zonën Kune-Vain duke ushtruar gjueti. I bëj apel gjithë personave që nuk I kanë larguar deri më sot t’I largojnë në të kundërt do procedohen dhe so të asgjesohen të gjitha mjetet e tyre. Nga forcat e rendit dhe të policisë pyjore do të merren të gjitha masat për arrestimin e tyre dhe dënimin në bazë të ligjit ”- thotë drejtori i Shërbimit Pyjor në Lezhë, Besnik Lleshi.
Problem shqetësues kryesisht në zonën bregdetare Shëngjin-Tale mbetet peshkimi me lëndë plasëse, i cili shkatërron florën e zonës ku përdoret. Për personat që ushtrojnë këtë lloj gjuetie do të merren masa me gjoba, deri në ndjekje penale.
Lindita Kokaj