Gruaja që ka ruajtur mesazhet e celularit që nga viti 1999
Tracey Moberly, gazetarja angleze, është aq e lidhur me mesazhet e celularëve, aq sa ka ruajtur secilin prej tyre që nga viti 1999.
Që prej 12 vitesh ajo ruan çdo mesazh, madje edhe duke i mbajtur shënim në ndonjë letër në qoftë se i ngarkohet memorja e celularit. Tani ajo ka vendosur ti publikojë këto mesazhe në një libër, të cilët rrëfejnë jetën e saj që nga fillimi i këtij mijëvjeçari.
Disa njerëz mendojnë se unë e jam fiksuar, por mua më pëlqen shumë kur herë pas here u kthehem mesazheve të vjetra. Është njësoj si të mbash një ditar, është shprehur ajo.
Mesazhet e saj kujtojnë të gjithë periudhën e saj mbas divorcit, rindërtimin e jetës së saj dhe reagimet e kolegëve të saj rreth ngjarjeve, si: atentati i Kullave Binjake më 9/11 dhe tërmeti i Haitit.
Në librin e saj që do ta titullojë Text Me Up! ajo do të veçojë mesazhin më të rëndësishëm, të cilin e kishte gjetur në celularin e babait të saj:
Ai u nda nga jeta përpara disa vitesh dhe kur unë ja hapa celularin pas disa kohësh më doli një mesazh i palexuar, që shkruante thjeshtë Jam babi.
Mendoj se ai ka dashur të më dërgojë një mesazh dhe aksidentalisht ja ka dërguar vetes. Kur e lexova këtë mesazh, mu rrënqeth mishi dhe mu ngritën flokët përpjetë Kjo tregon se sa të rëndësishëm mund të jenë mesazhet gjatë jetës sonë. (LajmeShqip.com)