E mërziste zëri i lartë i iPod, therr shoqen e konviktit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Universitetin eMarylandnë SHBA. Një studente ka therrur me thikë në qafë shoqen e saj, duke i shkaktuar vdekjen, për shkak të zërit të lartë të muzikës në iPod.
Alexis Simpson është mërzitur nga muzika dhe ka shkuar të fikë iPod-in e shoqes së dhomës, Dominique Frazier, me të cilën më pas është zënë. Në sherr e sipër, Alexis ka rrëmbyer një thikë dhe ka qëlluar shoqen e saj 19-vjeçare.