Berat, vetëvritet në banesë 44-vjeçarja
Një 44-vjeçare nga Berati i ka dhënë fund jetës gjatë paradites së sotme. Ngjarja ndodhi në fshatin Konkibal të Urës Vajgurore, ku Vito Banushi, 44 vjeç, u gjet e vdekur nga familjarët.
Mësohet se gruaja ka qenë vetëm në dhomë kur ka qëlluar veten me armë zjarri, krisma e së cilës ka alarmuar familjarët. Ata e kanë gjetur gruan të pajetë dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Për ngjarjen kanë nisur hetimet, ndërsa mësohet se gruaja kishte probleme me bashkëshortin, gjë që mund ta ketë çuar atë drejt vetëflijimit.