Samiti i presidentëve të Evropës Juglindore, Topi: Jo mënjanimit të Kosovës
Në fjalimin përshëndetës në samit Bamir Topi u shpreh se në Ballkan mund të ketë më shumë bashkëpunim mes vendeve dhe se popujt nuk dihet të jetojnë me tensione dhe komplekse që vijnë nga e kaluara. Në këtë kuadër presidenti ka theksuar se jashtë bashkëpunimit rajonal nuk duhet lënë Kosova.
Jashtë këtij diskutimi nuk duhej të mbetej Kosova, shteti më i ri i Evropës. Ajo është një pjesëmarrëse legjitime në veprimtari të tilla si dhe një faktor paqeje e stabiliteti në rajon. Kosova, me kulturën e saj të vjetër dhe të re, me artin e saj modern e bashkëkohor, me zërat e saj më të artikuluar, do ti forcojë lidhjet politiko- kulturore me popujt e tjerë në rajon dhe sidomos me fqinjët, tha Topi duke shtuar se nevojitet vullnet i gjithanshëm pasi pajtimi është plotësisht i mundur.
Në fund presidenti i Shqipërisë kërkoi që lidershipi i rajonit me anë të politikave të moderuara të bëjë të mundur që në tryeza të tilla të jetë e pranishme edhe presidentja e Kosovës e cila sipas Topit normalisht duhet të ishte e pranishme edhe sot.
* * *
www.youtube.com/watch?v=amO1T5me5nA
“Topi nuk mirëpritet në Serbi”
Punimet e samitit të 9-të të presidentëve të vendeve të Evropës Juglindore si “lajm” kishte pjesëmarrjen e presidentit të Shqipërisë Bamir Topi por duket se në Serbi kjo “vizitë” nuk është mirëpritur dhe aq shumë. Në një video të publikuar nga agjencia e lajmeve serbe “Info Biro” në takimin hapës nuk shfaqet shtrëngimi i duarve mes Topit dhe Tadiçit.
Takimi në Serbi zhvillohet në Viminacum dhe mbahet nënë moton Arti modern dhe pajtimi në Evropën Juglindore” por duket se serbët nuk e kapërdijnë lehtë “pajtimin”.
Një vit më parë Topi refuzoi të ishte pjesë e samit të presidentëve të Evropës Juglindore që u mbajt në Novi Sad. Kjo është vizita e pare e Topit në Serbi në cilësinë e presidentit. Këtë herë përsëri e paftuar nga kryetaret e shteteve të Evropës Juglindore është presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.
Në përfundim të samit Topi pritet të zhvilloi një takim të veçuar me presidentin e Serbisë Boris Tadiç.
Shekulli OnLine/F.Stafa/