E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha dhe ambasadori Arvizu ndjekin filmin e regjisorit hollivudian, Frensis Ford Coppola

02-09-2011 / Gazeta 55

Durrës, Edicioni i Katërt i Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit

Kryeministri Sali Berisha dhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu kanë qenë  mbrëmë mysafirë në Festivali Ndërkombëtar Veror të Filmit, që po zhvillohet në Durrës për të ndjekur filmin “Rini pa rini” të regjisorit hollivudian, Fransis Ford Coppola.
Regjisori hollivudian mbërriti dy ditë më parë në vendin tonë. Ai zhvilloi dy takime, njërin prej të cilëve me kineastë të rinj në sallën e tetarit “Aleksandër Moisiu”, ndërsa tjetrin me intelektualë, aktorë dhe artistë të qytetit bregdetar.
Regjisori i madh u nderua me Çmimin e Karrierës si novatori i madh i kinemasë botërore, në një ceremoni të veçantë në mjediset e Amfiteatrit të lashtë të qytetit bregdetar.
Filmi “Rini pa Rini” ka protagonist aktorin, Tim Roth në rolin e Dominic Matei, një profesor gjuhësie në moshë, që i mbijeton një ngjarjeje kataklizmike dhe çuditërisht bëhet sërish i ri. Rinimi fizik i Dominicut shkon paralelisht me intelektin e tij tepër të zhvilluar, çka tërheq vëmendjen e shkencëtarëve nazistë, duke e detyruar të largohet.
Në arrati, bashkohet me dashurinë e humbur, Lauran dhe punon për të përfunduar kërkimin rreth origjinës së gjuhës njerëzore. Kur kërkimi vë në rrezik mirëqenien e Lauras, Dominic vihet mes dy alternativash: të zgjedhë punën ose dashurinë e jetës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›