PDIU: Jo përçudnim, Maqedonia të respektojë historinë shqiptare
TIRANE-Partia Drejtësi, Integrim e Unitet (PDIU) deklaroi sot se mbështet protestën e shoqatave arsimtare shqiptare në Maqedoni që kundërshtojnë deformimin e historisë së kombit shqiptar.
PDIU vlerësoi se shtetet multietnike si Maqedonia duhet të respektojnë në tërësi historinë e kombeve përbërëse të tyre.
“Historia e kombit shqiptar është një histori mijravjeçare e lavdishme dhe nuk mund të përçundohet nga asnjë komb i ri i gadishullit ballkanik”.
"Sot, në 103 vjetorin e vendosjes përfundimtare të alfabetit shqip, ku u vendos në vija të themelta drejtimi perëndimor i shqiptarëve, fryma ballkanike bizantino-osmane nuk ka më vend. Sot, të gjithë kombet e gadishullit tonë duhet të pranojnë që të tregojnë të vërtetën historike pa ngjyrime politike a shoviniste. Kombi shqiptar nuk ka frikë nga e vërteta!", thekson partia e drejtuar nga Shpëtim Idrizi.
PDIU vlerëson se shteti shqiptar, në bashkëpunim me të gjitha shtetet e tjera ballkanike duhet të krijojnë hapësirat e nevojshme në mënyrë që historia të mësohet ashtu siç është, në bazë të fakteve, dhe jo në bazë të emocioneve, të cilat janë shpesh herë negative dhe shoviniste kundër kombit tonë. Në veçanti për Maqedoninë, nevoja e një harmonie ndëretnike është ekzistenciale
Sot në Maqedoni u shënua zyrtarisht si festë shtetërore për shqiptarët 22 Nëntori – Dita e Kongresit të Alfabetit.
Me rastin e kësaj feste, tradicionalisht kjo ditë është ditë jopune për shqiptarët. Për këtë përvjetor të 103 të Kongresit të Alfabetit janë organizuar disa aktivitete të ndara dhe simbolike lidhur me shënimin e kësaj date si në Manastir, Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, etj.
Në këtë përvjetor në Maqedoni nuk ka pasur manifestim qendror të organizuar nën patronazhin e autoriteteve shtetërore.
(d.b/BalkanWeb)