Berat zjarr ne lagjen muze

Një shtëpi u shkrumbua krejtësisht nga zjarri, ndërsa disa të tjera u rrezikuan seriozisht, në lagjen muzeale "Goricë" në qytetin e Beratit
Flakët u shfaqën rreth orës 21:30 minuta në shtëpinë e Luto Myftarit, në qendër të lagjes, ndërsa ato u përhapën me shpejtësi dhe tek disa të tjera.
Edhe pse zjarrfikësit erdhën menjëherë në vendngjarje shtëpia e familjes Myftari u dogj krejtësisht, por fatmirësisht nuk u demtua askush nga pjestarët e saj.
Flakët alarmuan banorët e lagjes "Goricë", pasi shtëpitë e tyre ndodhen ngjitur me njëra -tjetrën.
Nga hetimet e para mësohet se shkak i zjarrit ishte një shkëndijë elektrike shkaktuar nga një qark i shkurtër.
Disa minuta përpara rënies së zjarrit në lagjen "Goricë" ishte ndërprerë energjia elektrike dhe mendohet se në momentin që ka ardhur ajo shkaktoi një qark të shkurtër.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Falsifikimi me gjakmarrjen
Gjin Marku, numri 1 i Komitetit mbarëkombëtar të pajtimit të gjaqeve, dhe Pashko Popaj, anëtar i Shoqatës së misionarëve të paqes dhe pajtimit të gjaqeve të Shqipërise në Malësinë e Madhe, janë dërguar nga Policia e Shtetit për ndjekje penale në prokurori. Vlorë, konflikt me policin, tenton t'i djegë shtëpinë
Tentohet të digjet me benzinë, banesa e Efektivit të Policisë së Qarkullimit Rrugor Eduart Mustafa. Rreth orës 8:00 të mëngjesit në lagjen “Rilindja” në katin e parë të një pallatit, personat të paidentifikuar kanë vendosur në derën e banesës së efektivit një bidon me 3 litra lëndë djegëse e llojit benzinë.
Vlorë, kamioni përplaset me një banesë
Një trailer është përplasur me murin e një shtëpie dhe një automjet benz. Kamioni me targa VL 3008C ka kapërcyer një nga korsitë e rrugës transballkanike, duke përplasur kabinën në murin e një banese, si dhe dëmtuar tërësisht mjetin benz që ndodhej parkuar ngjitur me të. Durrës, shpërthim në një banesë
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në zonën e plazhit natën e kaluar, duke shtuar pasigurinë për pronën dhe jetën te banorët e shumtë të zonës. Greqi, aksidenti u merr jetën dy shqiptarëve
Dy vëllezër shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk është mësuar ende, humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën rëndë, në një aksident tragjik, pasditen e së enjtes në aksin që lidh Iraklian me Damastian, në prefekturën e Thivës, në Greqi.
Lajmet kryesore
Votohet kryesia e kompromiseve
PS mbledh Asamblene. Zgjidhen strukturat drejtuese
PE: Jo ngrirje për Ballkanin
Sequi: Reformat në kohën e duhur
KESH, importi i shtrenjtë
Rregullorja e re e Kuvendit, nis punën komisioni