E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat,Xhuveli: Më shumë kontrolle për ndotësit e mjedisit

Ministri i mjedisit, Lufter Xhuveli ka tërhequr vëmendjen për shtimin e kontrolleve ndaj aktiviteteve që ndotin mjedisin, siç janë guroret, zona përreth uzinës së baterive, zona naftëmbajtëse në Kucovës etj. Deklarata e tij është bërë gjatë një vizite në Berat. 

BERAT- Gjatë takimit të zhvilluar mesditën e sotme në prefekturën e Beratit, Ministri i mjedisit, Lufter Xhuveli ka tërhequr vëmendjen për shtimin e kontrolleve ndaj aktiviteteve që ndotin mjedisin, siç janë guroret, zona përreth uzinës së baterive, zona naftëmbajtëse në Kucovë, zona e nxjerrjes së gurrit dekorativ në Skrapar dhe shfrytëzimi i lumenjve për inerte.
Në lidhje me masat ligjore, ministri i mjedisit Xhuveli bën përgjegjës Agjensinë Rajonale të Mjedisit, e cila ka të gjitha kompetencat për zbatimin e ligjit mbi ndëshkimin e aktivitetve që ndotin mjedisin.

(e.n/News24/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›