E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi i Qafë Gjashtës, kërkohet dëshmia e policit i mbajtur peng

Gjyqi i Qafë Gjashtës, kërkohet dëshmia e policit të mbajtur peng, Edi Alia. Në seancën e sotme është dëgjuar dëshmia e ish kreut të Komiteteve të Shpëtimit Xhevat Koçia .Ish koloneli tha se kishte ndihmuar policin Aliaj duke e dërguar në spital. 

TIRANE- Ish-kreu i komiteteve të shpëtimit, Xhevat Koçia, dëshmoi sot në procesin penal ndaj dhjetë të akuzuarve si autorë të masakrës së Qafë Gjashtës në vitin 1997, ku u dogj i gjallë polici Gjergji Mehmeti. Dëshmitari i tha gjykatës se ka shkuar në Qafë Gjashtë pas ngjarjes dhe u ka bërë thirrje turmave të armatosura për të mos qëlluar, duke u munduar të shmangte vrasje të tjera.
Ish-koloneli, tha se ka dërguar në spital dhe policin e mbajtur peng Edi Aliaj. Këtë të fundit e ka marrë më pas drejt Vlorës, i forti i “Çoles”, Zani Caushi, tani i dënuar me burgim të përjetshëm. Të pandehurit, Vladimir Sinani, Nestor Sinani, Alqi Paguni, Eduart çipa, Edmond Sejko, Mikel Këndezi, Arben Këndezi, Agron Qurku, Aleksandër Bala dhe Ristan Lapa, akuzohen se mesditën e 4 marsit 1997 kanë qëlluar mbi punonjësit e policisë, Sokol Bizhga, Eduart Alija dhe Myzafer Blushi, dhe Gjergji Mehmeti, të cilët kishin shkuar në Sarandë për të rimëkëmbur komisariatin. Polici Gjergj Nehmeti u plagos dhe më pas u dogj i gjallë. Të tjerët mundën ti shpëtonin pritës. Pritet që në Gjykatën e Krimeve të Rënda pritet të vijë polici i mbajtur peng Edi Aliaj. Ai mësohet se ndodhet jashtë Shqipërisë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›