E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata e Prokurorëve ankimon ligjin e dosjeve në Kushtetuese

Shoqata e Prokurorëve ankimon ligjin e dosjeve në Gjykatën Kushtetuese .Padia është firmosur dhe dorëzuar pranë Gjykates Kushtetuese nga kryetari i Shoqates së Prokurorëve Pelivan Malaj dhe sekretrai i kësaj shoqate Shkëlqim Hajdari. Sipas Shoqatës se Prokurorëve padia është bërë pasi ligji për dosjet bie ndesh me ligjin organik të prokurorise i cili është miratuar në kuvend me 84 vota. Në padi shkruhej se ligji i dosjeve është në kundërshtim me prezumimin e pafajsisë, pasi askush nuk mund të konsiderohet fajtor dhe të ndëshkohet qoftë edhe me shkarkim nga puna, pa një vendim gjykatë të formes së prerë. Një ndër pikat që Shoqata e Prokurorëve e kundërshton këtë ligj është se ai kalon kopetencat mbi ligjin e prokurorisë dhe mbi kushtetutën, duke rënë ndesh me përcaktimet e tyre për procedurën dhe kushtet e shkarkimit të prokurorëve. Shoqata e Prokurorëve e kundërshton në tërësi këtë ligj pasi ajo është në kundërshtim të plotë me ligjin organit te prokurorise pasi , ai cënon të drejten e prokurorve të cilët me dëshirën e tyre duan të largohen nga prokuroria dhe të konkurojnë apo të kandidojnë për pushtetin qendror apo vendor. Shoqata e Prokurorëve e kryesuar nga Pelivan Malaj, pasi kanë shqyrtuar ligjin e dosjeve dhe kundërshtime që ka ai me ligjin e organik të prokurorisë, vendosën që të ngrejnë padi ndaj tij, në Gjykatën Kushtetuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›