Milo konfirmon kandidaturën e tij në Elbasan
Kreu i PDS, Paskal Milo ka konfirmuar se do të jetë kandidat për deputet i qarkut të Elbasanit në zgjedhjet e reja parlametare të 28 qershorit 2009. Kreu i PDS, ka theksuar rëndësinë që ka për të ardhmen e vendit , zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
TIRANE- Kreu i PDS, Paskal Milo ka konfirmuar se do të jetë kandidat për deputet i qarkut të Elbasanit në zgjedhjet e reja parlametare të 28 qershorit 2009. Partia Demokracia Sociale që ai përfaqëson, ka zhvilluar mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues për qarkun e Elbasanit. Nga ana e tij kreu i PDS-së, ka theksuar rëndësinë që ka për të ardhmen e vendit , zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe sa më demokratike .
Milo ka sulmuar ashpër qeverinë e djathtë të kryesuar nga Berisha si dhe demagogjinë e pushtetit lidhur me ritmet e zhvillimit ekonomik. “Qeveria e Sali Berishës është e zhytur në korrupsion, me përmasa të frikshme”- ka deklaruar Milo.
Ndër të tjera ai ka theksuar se përfaqsimi i Partisë Demokracia Sociale në parlamentin e ri, kërkon paraqitjen e programit tek qytetarët , në mënyrë që ata ta njohin dhe ta votojnë atë si një nga alternativat e së majtës. (e.n/News24/Balkanweb)