E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berati mund të shkoj në Makabi Haifa

Pas një sezoni të shkëlqyeshëm me Helsinkin në kampionatin finlandez, Berat Sadik mund të përfundojë në Izrael. Kampion aktual i këtij vendi, Makabi Haifa ka shprehur interesim për sulmuesin shqiptar.

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i kampionit finlandez, Tom Saarnio. Por, ky i fundit ka thënë se Helsinki dhe Makabi Haifa ende nuk kanë pasur asnjë kontakt mes tyre.

“Një agjent na ka kontaktuar dhe ka thënë se Makabi Haifa është i interesuar për Sadikun”, ka thënë Saarnio për të përditshmen finlandeze Ilta Sanomat.

Sadik me 15 gola të shënuara udhëhoqi Helsinkin drejt triumfit në kampionatin finlandez dhe Kupën e Finlandës. Tani 25 vjeçari gjatë afatit kalimtar të janarit mund të bëjë një lëvizje drejt kampionatit izraelit, i cili nuk është edhe shumë i njohur për futbollistët shqiptarë.

Reprezentuesi finlandez gjatë karrierës kishte luajtur edhe në Bundesliga me Armenia Bielefeldin, por nuk arriti të dëshmojë vetën. Ish sulmuesi i Kupsit dhe i Lahtit tani e ka shansin ta sprovojë sërish vetën në një aventurë të re.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›