Bogdani te Leçe, Ofere drejt Çezenës
Sulmuesi shqiptar i Çezenës, Erjon Bogdani dhe ai nigerian i Leçes, Eduard Ofere, kanë shumë mundësi të këmbehen me njëri-tjetrin. Kjo është goditja e madhe që po planifikojnë të dy klubet. Bogdani ka gjetur pak hapësirë deri tani te Çezena, kjo dhe për shkak të dy sulmuesve të tjerë, rumunit Adrian Mutu dhe brazilianit Eder. Në këtë këndvështrim, por duke parë edhe faktin se sulmuesit shqiptar i përfundon kontrata në fund të sezonit, drejtuesit e Çezenës kanë menduar që të heqin dorë nga Bogdani për të investuar te një lojtar më i ri. Nga ana tjetër, trajneri i Leçes, Serse Kozmi, mund t’i japë një rol protagonisti.