Sadiku, drejt Allsvenskans

Talenti 20 vjeçar është objektiv i kampionit aktual të Suedisë, Helsingborg, ku luan edhe mesfushori kosovar Ardian Gashi. Mirëpo, Sadiku ka pranuar se ka edhe oferta tjera nga klubet e Allsvenskans.
“Unë jam afër një klubi të Allsvenskas dhe kanë mbetur të diskutohen vetëm edhe disa detaje. Mund të jetë edhe Helsingborg”, ka thënë 20 vjeçari për mediet suedeze.
Në anën tjetër, edhe drejtori sportiv i Helsingborgut, Jesper Jansson, ka pranuar se janë të interesuar që ta transferojnë: “Ai është ende në listën tonë. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë këto ditë. Kemi ndjekur atë për një kohë të gjatë”, ka thënë Jansson.
Sadiku i cili karrierën e ka filluar te Varnamo. Nëse kalon në Allsvenska, do ta shtojë numrin e shqiptarëve në këtë ligë, i cili viteve të fundit është rritur dukshëm.