E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berbatov, i lumtur në Man Utd

Nga Express më 18 qershor 2011 në ora 19:30

Dimitar Berbatov ende nuk ka marrë ofertë për vazhdimin e kontratës, por dëshiron të mbetet në Manchester United, ka njoftuar menaxheri i tij Emil Dantchev. Sulmuesi 30 vjeç ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij me Djajtë e Kuq dhe së fundmi spekulohej se mund të largohet nga klubi gjatë kësaj vere.

Por, Dantchev shpreson se klienti i tij do të mbetet futbollist i Manchester Unitedit. “Nuk ka asgjë të re sepse ende nuk kemi biseduar me askënd. Shumë klube janë të interesuar në Dimitarin, por ai dëshiron të mbetet në Manchester sepse është shumë i lumtur në klub”, tha Dantchev për Goal.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›