Fule shton shpresën e shteteve të Ballkanit

Komisionari i BE-së për zjerim, Stefan Fule, në intervistën dhënë gazetës austriake, Die Presse, ka paralajmëruar mundësinë që Komisioni Evropian në fund të vitit të rekomandojë fillimin e negociatave me disa shtete të Ballkanit Perëndimor.
“Ky mund të jetë një vit i rëndësishëm për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Komisioni mundet, duke u mbështetur në përparimin e madh, të rekomandojë fillimin e negociatave për anëtarësim në BE jo vetëm për një apo dy shtete, por madje për tri”, tha Fule.
Ai më tutje pohoi se këtu mendon në Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë.
“Megjithatë, ende nuk ka kurrfarë garanci për këtë, ndërsa ne këtë vit do të hartojmë dhe kompletojmë më herët raportin për përparimin e këtyre shteteve”, theksoi Fule.