E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berbatov kërkon Këpucën e Artë

Sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov, thotë se kërkon të marrë "Këpucën e Artë" të Premier Ligës këtë sezon.

Berbatov dhe sulmuesi i Manchester City, Carlos Tevez, ndajnë kreun e golashënuesve më të mirë të sezonit në Premier Ligën  me nga 14 gola secili.

“Shpresoj se mund të qëndrojë në majë deri në fund të sezonit. Dukshëm golat që i kam shënuar e kanë ndihmuar ekipin të fitojë pikë, që është gjëja më e rëndësishme. Për tani gjithçka shkon sipas planit, por atje ka edhe lojtarë të tjerë që ia dalin mirë dhe jo vetëm Carlos Tevez”.

“Është një konkurrencë e mirë, por kur ju jeni në majë, gjithmonë shikoni prapa të shihni se kush është pas jush”, ka thënë sulmuesi bullgar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›