E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini jo kënaqur me mbrojtjen

Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka qenë i pakënaqur me mbrojtjen e ekipit të tij për të dytën ndeshje radhazi.

City u kualifikua për në rundin e katërt të Kupës FA me një fitore 4-2 ndaj Leicester Cityt, vetëm disa ditë pasi pranoi tre gola ndaj Wolves në fitoren 4-3.

“Gjithmonë është vështirë në Kupën FA. Leiceser luajti mirë në 20 minutat e para, por pastaj ne luajtëm më mirë dhe shënuan tre gola. Por përsëri në 15 minutat e fundit, si ato kundër Wolves, ne menduam se gjithçka ishte e zgjidhur dhe pranuam edhe një gol”.

“Ne duhet të përmirësohemi. Ne kemi pranuar shumë gola në tre ndeshjet e kaluara, prandaj duhet të sigurohemi të punojmë fuqishëm”, ka thënë italiani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›