E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xherrard: Dua që Dalglish të qëndrojë me ne

SHKRUAN: Jeton Selimi 19-01-2011 10:34

Stivë Xherrard thotë se ai dëshiron ta ndihmojë Keni Dalglishin që të mbetet në stolin e menaxherit të Liverpulit. Dalglish është menaxher i përkohshëm te Liverpuli pas shkarkimit të Roi Hodgson, por legjenda e “Reds”-ave nuk e ka filluar mirë punën e tij, me dy humbje dhe një barazim në tre ndeshje. “Dua të bëj gjithçka që është në fuqinë time ai të mbetet këtu një kohë të gjatë, më shumë se sa gjashtë muajt e parë. Dua të shënojmë një seri të mirë të rezultateve deri në fund të sezonit dhe të mundësojmë ai ta fitojë plotësisht punën. Ky është plani im afatshkurtër”, ka thënë Gerrard.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›