E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alekis Sançez nuk lëviz nga Udinezja

SHKRUAN: Jeton Selimi 19-01-2011 10:37

Aleksis Sançez nuk do të largohet nga Udineze në janar sipas trajnerit të skuadrës të Serie A, Françesko Guidolin. Sulmuesi 22-vjeçar përflitej për një transferim të mundshëm te Interi ose Çelsi, mirëpo Guidolin është siguruar nga pronarët e klubit se ylli kilian nuk do të largohet nga “Friuli” gjatë këtij afati kalimtar të janarit. “E di se Udineze është një klub serioz. Klubi ka ritheksuar se Sançez do të mbetet te Udineze deri në fund të sezonit dhe nuk kam dyshime rreth kësaj”, tha Guidolin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›