E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bergman dhe gjithe shqiptaret e Berlinales

Festivali i Berlinit hapet sot zyrtarisht. Homazh Ingmar Bergmanit. Gjithcka qe shfaqet nga Shqiperia dhe artistet e rinj shqiptare

Mjeshtri

Sot hapet Berlinalja edicioni i 61 i Berlin International Film Festival. shte njoftuar tashme se aty shkojne nje mori shqiptaresh. Si asnjehere prania e artisteve shqiptare me punet e tyre me arritjet individuale.


Te rejat nga ky front mbeten per tu pare gjate diteve Belinales 10-21 shkurt.
Ka nje ngjarje Berlinalja retrospektiven qe ia kushton nje diamanti te kinemase regjisorit suedez Ingmar Bergman. Filmi si jete dhe jeta si film quhet prezantimi ne disa plane i regjisorit qe e cliroi kinemane nga konvencionet drejt nje forme te re artistike e cila per shume kineaste shenoi nje bote te re.


Retrospektiva eshte kuruar nga regjisori Rainer Rother me synimin per te vene ne dukje momentet kulmore dhe me te rendesishme te krijimtarise se Bergmanit konceptet estetike dhe pse modeli i ketij klasiku modern si e paten quajtur perfaqesuesit e Vales se Re ne France pati shume ndikim te kineastet.


Pjese e prezantimit vec shfaqjes se filmave te tij eshte ekspozita Ingmar Bergman - Truth and Lies me materiale nga Bergman Foundation dhe Seedish Film Institute te cilat nuk jane ekspozuar me pare.


Ne katalogun e ekspozites perfshihen nje sere intervistash me regjisore si Michael Haneke i cili e vlereson Bergman si model per pershkrimin e raporteve personale. Hans-Christian Schmid kishte studiuar Through a Glass Darkly ndersa pergatitej per filmin e tij Requiem. Margarethe von Trotta adhuronte portretizimin e konflikteve te ndergjegjes dhe pershkrimin e karaktereve te forta femerore.


Shume nga filmat e Bergmanit nuk ishin te lehte per spektatoret e kohes - per shembull perdorimi i shpeshte i operacioneve ekstreme formale si metoda stilistike te referencave te tij personale thote kuratori Rother. Une besoj se Bergman eshte shume i qarte. Ai ve ne fokus konfliktin baze qe eshte i qenesishem per subjekte te ndryshme pa shtuar informacion te panevojshem.


Pika e tij e nisjes eshte gjithnje njeriu karakteret dhe historite e tyre dhe ai perpiqet ti shfaqe sa me thjesht dhe drejtperdrejte te jete e mundur. Rother i referohet filmave Life of the Marionettes i thjesht per nga aspekti i formes dhe Fanny and Alexander qe rezulton nje kinema e pasur e prodhuar dy vjet pas te parit por qe eshte i ndryshem ne shume aspekte.
Shfaqet edhe dokumentari i Stig Bjrkman-it i cili tregon se sa jashtezakonisht skrupuloz dhe punetor organizator ishte Bergman.


Shumicen e filmave te tij i xhiroi vetem me dy operatore si Gunnar Fischer ne fillim dhe Sven Nykvist me te njejtet kostumograf dhe skenograf realizoi 40 filma dhe 20 prodhime televizive vepra per teater. Po shkroi libra autobiografike dhe shume skenare.


Ne teater punoi me te njejtet aktore qe pati ne filma Bibi Andersson Harriet Andersson Gunnar Bjrnstrand Eva Dahlbeck Gunnel Lindblom Max von Sydoe dhe Ingrid Thulin.
Regjisori i The Seventh Seal Persona The Silence Scenes from a Marriage etj. etj. i vleresuar me dy Oskar nga Berlinalja ka vete nje moment per tu shenuar Wild Strawberries fitoi me 1958 Ariut te Arte.


Nje vend i vogel

shte hera e pare qe kinemaja shqiptare hyn ne Berlinale dhe perfaqesimi i saj eshte i larmishem. Gjithsesi kjo eshte merite e nje brezi te ri kineastesh dhe aktore te tjere te kinemase. Strukturat shteterore te kinemase jane poziten e vrojtuesit.


Megjithate nga Qendra Kombetare e Kinematografise eshte njoftuar se nga sot deri me 18 shkurt QKK merr pjese me nje stende individuale ne kuader te Tregut Nderkombetar te Filmit i cili organizohet paralel me Festivalin e Berlinit. Ky eshte promovim i Kinematografise Shqiptare ne arenen nderkombetare nje stende qe sic eshte njoftuar do te vendoset ne Hotel Marriot. Stenda ofron nje hapesire per takime te kineasteve dhe producente shqiptare me profesioniste te fushes


Prezantimi i protagonisteve dhe historive nga Shqiperia eshte ne disa seksione te rendesishme brenda Berlinales dhe aktiviteteve satelite.


Ne Konkurrim eshte Falja e Gjakut The Forgiveness Of Blood SHBA Shqiperi Danimarke Itali 2010 109 min. Regjisor Joshua Marston ne role Tristan Halilaj Sindi Lacej Refet Abazi Ilire Vinca elaj Skenari Joshua Marston Andamion Murataj


Filmi shfaqet premiere me 18 shkurt ora 16.30 ne Berlinale Palast dhe ne datat 19-20 shkurt. Nje veshtrim i thelluar ne temen e gjakmarrjes. Gjithcka ne shqip dhe ne Shqiperi.


Ne Forum - Amnistia Shqiperi Greqi France 2011 83 min. Regjisor Bujar Alimani ne role Luli Bitri Karafil Shena Todi Llupi Mirela Naska. Filmi shfaqet premiere me 12 shkurt ne nje ore te mire 1915 ne CineStar 8 E pastaj gjate diteve 13 15 dhe 19 shkurt. Debutimi i Alimanit ne filmin e gjate ka ne fokus nje marredhenie te brishte njerezore ne mjedis te ashper shqiptar.
Perspektiva e Kinemase Gjermane - Shqiptari Der Albaner Gjermani Shqiperi 2010 104 min. Regjisor Johannes Naber ne role Nik Xhelilaj Xhejlane Terbunja Ivan Shvedoff Amos Zaharia. Shfaqet me 20 shkurt ora 1930 ne CinemaxX 3 D.


Ky eshte seksion per kineastet e rinj gjerman. Shqiptari i ambientuar ne terrin e magazinave te emigranteve ne Gjermani dhe maleve te Shqiperise eshte filmi i pare i gjate i Naberit.


Talent Campus - Gentian Koci i diplomuar prej dy vitesh ne Maurbi ka konkurruar ndermjet 3900 aplikanteve dhe fitoi per te qene nder 350 te rinjte qe marrin pjese ne kete miting paralel me Berlinalen. Koci shkon aty me forcat e tij. Prezanton projektin e tij te ardhshem per film te gjate artistik. Talent Campus eshte nje Akademi gjate diteve te Berlinales qe krijon mundesi per tu takuar me profesioniste me pervoje per tu bere pjese e trajnimeve diskutimeve. Konsiderohet nje investim per te ardhmen e kinemase.


Nik Xhelilaj protagonist ne Shqiptari eshte i pranishem ne Berlinale si nje nga 10 talentet e aktrimit evropian Shooting Stars pikerisht me rolin e Arbenit te vepra e Naberit. Berlinalja eshte vendi i promovimit te ketyre talenteve dhe mundesi per me tej per aktorin e ri shqiptar.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›