Anjeza Shahini përformon në Londërmë 13 shkurt
LONDER - Anjeza Shahini do të performojë në koncertin Balkan Xchange që do të zhvillohet më 13 shkurt në Londër.
Një koncert legjendar siç e cilësojnë të gjithë, në Koko Camden Theatre, një ditë përpara festës së Shën Valentinit.
Mes artistëve të tjerë të cilët do të performojnë në këtë koncert është dhe këngëtari tjetër nga Shqipëria Shpat Deda, por dhe këngëtarë të tjera e grupe nga italia, nga Britania e Madhe. Në një prononcim për Bluetooth të pak ditëve më parë ajo është shprehur se mezi po e priste këtë koncert pasi është dhe një shans për të takuar miqtë e saj që jetojnë në Londër, informon faqja online esctoday. com.
Anjeza Shahini është këngëtarja e parë e cila përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë në Festivalin Europian, në 2004 dhe me këngën e saj “The image” zuri vendin e 7-të, klasifikimi më i mirë i fituar deri tani nga Shqipëria në këtë festival.
(s.g/BalkanWeb)