E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, vidhet dokumentari për'Khodorkovskin'

BERLIN- Policia gjermane është vënë në kërkim të hard-disqeve të vjedhura të versionit përfundimtar të dokumentarit 'Khodorkovsky'. Supozohet se vjedhja është kryer nga shërbimet e fshehta ruse, të cilat me urdhër të Kremlinit synonin të parandalonin shfaqjen e dokumentarit kontrovers në Berlinale. Pavarësisht rrethanave, premiera e dokumentarit 'Khodorkovsky', që flet për gjykimin e ish-pasanikut rus Mikhail Khodorkovsky dhe zbulon prapavijën e arrestimit të tij, do të jepet më 14 shkurt, në Berlin. Sipas organizatorëve të festivalit, po qe se policia nuk arrin t'i hyjë në gjurmë hard-disqeve të vjedhura nga zyra e regjisorit Kiril Tushi, në Berlin, atëherë do të jetë një version më i vjetër i filmit. Ndryshe, kjo është vjedhja e dytë e dokumentarit kontrovers. Pak javë më parë, nga dhoma e hotelit në Bali ku po pushonte, regjisorit i ishte vjedhur laptopi, ku po ruante versionin e vjetër të filmit.
(GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›