Di Matteo fshihet nga historia e Chelseat!

Tifozët e Chelseat kanë mbetur të habitur kur në hymje të stadiumit "Stamford Bridge" nuk kanë parë foton që janë mësuar ta shohin që disa muaj.
Në hyrje të stadiumit nuk është foto e skuadrës që u shpallë kampion evrope me në krye Di Matteon. Skuadra e Di Matteos së bashku me të është zëvëndësuar nga një foto tjetër ku nuk është më trajneri italian. Në foto janë lojtarët e Chelseat duke festuar titullin e Ligës së Kampionëve.
Vendimi për të ndryshuar foton ka marrë kritika nga tifozët e Chelseat ndërsa këtë gjestë e kanë vlerësuar si nënçmim për Di Matteon, të cilët e analizojnë se e fshien shpejtë nga historia./indeksonline/